12:22 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Këngëtari kosovar, Bajram Gigolli me këngë për Ramush Haradinaj

Pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, sidomos pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj Serbisë dhe formimit të ushtrisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët.

Përkrahje edhe më të madhe ka marrë pas takimit të djeshëm me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku Haradinaj nuk “lëshoj pe” as në Bruksel sa i përket vendosjës së taksës ndaj Serbisë.

Madje, pas këtij takimi atij i është thurur edhe një këngë, shkruan Indeksonline.


Është këngëtari kosovar Bajram Gigolli ai i cili i ka shkruar disa vargje për të lavdëruar punën e kryeministrit, duke u ndjerë krenar për veprimet e fundit të tij.

Dëgjoni më poshtë këtë këngë./Indeksonline/