11:58 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këngëtari kosovar me famë ndërkombëtare, pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH

Tashmë janë bërë të ditur emrat e disa artistëve të cilët do të jenë pjesë e garës së Festivalit të Këngës në RTSH.

Kjo garë këtë vit pritet të jetë e fortë, ndërsa përveç Eliza Hoxhës, do të jetë një tjetër kosovar që do të jetë garues, shkruan Indeksonline.

Bëhet fjalë për Durim Morinën, i njohur si Mirud, i cili jeton që tetë vitë në Amerikë, ku edhe po bën karrierë.

Me këngën “Puzzle” ai renditet në vendin e 23-të mes këngëve pop amerikane. Ka bashkëpunuar me producentët Arthur Pingrey dhe Mason Levy, ky i fundit ka shkruar “What do you mean” të Justin Bieber.

“Ti dhe unë” është një nga këngët e Mirud, publikuar nga Warner Music Group, kompani që menaxhon Rita Orën dhe Bebe Rexhën. Ndërsa kënga “Ende të dua” ka shitur më shumë se 10 mijë kopje në SHBA.

24 vjeçari i cili është nderuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës për suksesin e tij në muzikë në SHBA, vjen në Fest’ 57 me këngën “Nënë” muzikuar nga Elhaida Dani dhe tekst nga vetë ai./Indeksonline/