19:40 / E Mërkurë, 01 Janar 2020 / indeksADMonline

Këngëtari kosovar paralajmëron padi ndaj KEDS-it, mbetën pa rrymë në natën e Vitit të Ri

Këngëtari i muzikës popullore, Edi Furra ka paralajmëruar padi ndaj KEDS-it pas ndërprerjeve të energjisë elektrike në natën e Vitit të Ri në qytetin e Gjakovës.

Furra, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se KEDS ndërpreu energjinë elektrike në Gjakovë të martën e 31 dhjetorit 2019, nga ora 18:35 deri më 1 janar të 2020-s më 9:30.

“Të dashur qytetar të Qytetit ton te Gjakoves desha te ju njoftoj sepse për fatkeqsin qe na solli mbrem KEDS duke mos e marr seriozisht obligimin ndaj Qytetarve dhe në Natën e ndrrimit te moteve na sjelli hidherim ne Familjet tona duke na lën pa Energji Elektrike me Dat 31-12-2019 prej ores :18 e 35 me tendec dy a po tri her kishe po vjen dhe nuk beri pun e deri me dat 01-01-2020 ne oren 9 e 30 mengjezit kur erdhi me ne fund”, ka thënë ai..