75 Mall Live Search
09:40 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Këngëtari kosovar që u konfirmua me koronavirus, ditë më parë ishte tallur me pandeminë

Tashmë është konfirmuar se këngëtari i njohur, Muhamet Sejdiu është infektuar me koronavirus bashkë me bashkëshorten e tij.

Por, ditë më parë këngëtari nuk e kishte marr seriozisht pandeminë ka pushtuar globin COVID-19 duke u tallur përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Ai me 7 mars kishte shprëndarë një status ku shkruan “Vjen edhe një tërheqje: Coronavirusi nuk e njeh Kosovën”.

Kujtojmë që pas konfirmimit të këngëtarit dhe gruas së tij me koronavirus, numri i të prekurve në Kosovë është rritur në 19./Indeksonline/