10:08 / E Martë, 07 Korrik 2020

Këngëtari kosovar rrëfen si po e përjeton Covidin-19

Ndoshta emri Ylli Valla nuk ju thotë gjë, por nëse përmendim grupin “Aurora”, me siguri do t’ju vijnë ndërmend këngë të pavdekshme si “Lele kaçurrele”, “Lady” apo “Larg je ti”.

Në një lidhje direkte me emisionin “Vizioni i pasdites” në Vizion Plus, Ylli ka folur për vitet nostalgjike kur grupi “Aurora” ishte grupi i pëlqyeri i adoleshentëve të fillimit të viteve 2000, por edhe për situatën aktuale në të cilën ndodhemi. Në fakt, Ylli po e përjeton vetë të qenët i infektuar, prej më shumë se një jave.

The Albanian singer is touched by Covid-19, he confesses how he is ...

Ai ka rrëfyer se pas shfaqjes së disa shenjave të Covidit-19, shkoi në Klinikën Infektive dhe pas testit u konfirmua se ishte pozitiv. Këngëtari rrëfen se u vetizolua me familjen në shtëpi prej ditës së martë, por shton se është mirë me shëndetin, përveç disa shqetësimeve të vogla shkruan Class.

“Nuk kam pasur ethe dhe temperaturë, kam pasur kollë, hundë dhe djersitje. Ndërsa nuhatjen dhe shijimin nuk i ndjeja më fare. Ushqehem, por nuk ndjej as shije, as aromë. Është shumë e çuditshme kjo pjesë, por po shpresoj që do të më kthehen”, tha ai.

I pyetur nëse ka dyshime se ku mund ta ketë marrë virusin, këngëtari është shprehur se mund të ketë ndikuar lehtësimi i masave në Kosovë dhe hapja e aktiviteteve. Por duke qenë se ai punon në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe është në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëz, nuk përjashtohet mundësia ta ketë marrë edhe në punë.

Për sa i përket muzikës, Ylli rrëfen se nuk e ka braktisur, por së bashku me pjesëtarin tjetër të grupit “Aurora” po përgatiten për t’u rikthyer. Ai shtoi se është shumë nostaligjik për vitet kur grupi ishte në kulmin e tij dhe se ndihet krenar që edhe pse kanë kaluar 15 vjet nga “Lele kaçurrele”, njerëzit ende nuk e harrojnë.

Mos i humb