75 Mall Live Search
15:54 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Këngëtari me famë botërore do të performojë në Tiranë

Artisti 26 vjeçar, multidisiplinar, kompozitor, këngëtar e aktor kolumbian, Maluma, e bën Ditën e Verës më 14 mars në Tiranë, edhe më të veçante, me një kujtim të paharruar, koncert në sheshin “Nënë Tereza”.

Nisi të shkruante këngë që në moshën e hershme të adoleshencës dhe njihet gjithashtu për bashkëpunimet e suksesshme me Thalian, Shakirën, Madonën, Ricky Martin etj.

Ylli i muzikës latine është në një tur europian dhe Tirana është një prej destinacioneve të këtij këtij turneu.

Maluma, ylli i miliona fansave në të gjithë botën, do të këndojë në kryeqytetin e Shqipërisë, këngët më të johura të tij të stilit regeton, latin trap dhe pop.