75 Mall Live Search
10:48 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Këngëtari me lot në sy mohon akuzat për abuzim, “Nuk jam unë”!

Ylli i muzikës RnB, R.Kelly, gjatë një interviste për ‘CBS This Morning’, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për abuzim seksual.

Me emocione të shumta e me lot në sy ai u deklarua i pafajshëm para kamerave ku thotë se këto nuk janë të vërteta e ndihet shumë keq.

‘Ata po e shikojnë të kaluarën dhe po mundohen të sjellin gjëra nga ajo kohë, që të duken se kanë ndodhur tani’- ka thënë Kelly.

Ai është i akuzuar për abuzim seksual ndaj katër femrave, tri prej të cilave kanë qenë në moshë të mitur kur kanë ndodhur ngjarjet.Kelly u lirua pasi kaloi fundjavën në burg dhe pagoi 100,000 mijë dollarë për tu gjykuar në liri./Indeksonline/