Këngëtari nuk pranon të flas rreth seksualitetit të tij, lindin dyshimet
Harry Styles ka thënë se nuk dëshiron të flasë rreth seksualitetit të tij.
Këngëtari 25 vjeçar për The Guardian ka thënë se nuk do të flasë lidhur me orientimin e tij seksual, shkruan Indeksonline.
Ai është një mbështetës i të drejtave të LGBT, kështu ka ngjallur dyshimet që ai mund të jetë një ndër ta.

Me këtë deklaratë, ai kërkoi përkrahjen e fansave, duke i thënë që ta respektojnë.
Ai u bë i famshëm 10 vite më parë, në moshën 16 vjeçare kur u shfaq në X Factor dhe u bashkua në grupin One Direction.
Kështu ata patën sukses global, duke fituar gati 200 çmime./Indeksonline/
