Këngëtari që “dogji” shumë zemra, Sefë Duraj kthehet me dy projekte muzikore

Çdo projekt i lansuar nga këngëtari kosovar, Sefë Duraj, pëlqehet në masë të madhe nga fansat e tij.
Për një verë të paharruar ai është kujdesur t’i sjellë dy hite të mëdha.

Njërën këngë solo e tjetrën në bashkëpunim, Sefa “goditi” me vokalin e tij të talentuar.
“Dashnija e jetes” titullohet kënga të cilën e publikoi ditë më parë, ku ka bashkuar forcat me këngëtaren e njohur, Flandra Aliu.
Ndërsa “Bota eshte e vogel”, u publikua minuta më parë dhe në linkun më poshtë mund ta dëgjoni të plotë./Indeksonline/