75 Mall Live Search
16:50 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Këngëtari shqiptar i nënshtrohet testit për Covid-19

Çdo ditë e më shumë qytetarë po i nënshtrohen testeve për Covid-19, për të kuptuar nëse e kanë kaluar, apo janë të infektuar me virusin.

Tashmë qytetarët e Republikës së Kosovës mund të kryejnë teste edhe në klinika private pas licencimit të 100 laboratorëve nga Ministria e Shëndetësisë.

Për të iu nënshtruar testi për Covid-19, sot ishte edhe këngëtari i mirënjohur, Malsori.

Në fotografitë e siguruar nga Indeksonline, Malsori u pa në  laboratori “Olive medical” në Prishtinë.

Ndryshe, artisti i mirënjohur ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor./Indeksonline/