12:24 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / AR

Këngëtari shqiptar martohet me aktoren e njohur turke

Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare Sinan Akç, i ka dhënë fund beqarisë duke u kurorëzuar dashurinë me aktoren e njohur turke Burcu Kıratlı , te seriali “Ertugrul”.

Sipas mediave turke, dyshja ka vendosur që ta vazhdojë jetën bashkë, duke i thënë “PO” njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.

Ata u martuan për herë të dytë pasi për herë të parë janë martuar në vitin 2018, por pas disa mosmarrëveshjeve, i kishin dhënë fund martesës së tyre.

Çifti po e shijon lumturinë, duke publikuar imazhe të bukura së bashku./Indeksonline/