12:44 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Këngëtari shqiptar prezanton të fejuarën, me një dedikimi romantik

Ermal Meta është një prej artistëve më të suksesshëm shqiptarë jeton prej kohësh në Itali, atje ku edhe i ka arritjet më të mëdha në karrierë.

Por, ku është në pyetje jeta private këngëtari është treguar gjithmonë i rezervuar duke zgjedhur që këtë pjesë ta mban për vete.

Pas ndarjes nga Silvia Notargiacomo pas 9 vitesh romancë, këngëtari shqiptar filloj lidhjen me Chiara Sturdà.

Ai pranoi publikisht lidhjen me Chiara-n gjatë periudhës së izolimit nga pandemia Covid-19,  ndërsa çifti prej disa kohësh ata janë fejuar.

Partnerja e tij së fundi festoj ditëlindjen e 30-të dhe në këtë ditë, Ermali ndau një urim romantikë për të përmes rrjeteve sociale.

“Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Atë ditë duhet të ketë qenë ditë me shumë diell”, ka shkruar Ermali në urimin për partneren e jetës./Indeksonline/