Këngëtari ukrainas i bashkohet ushtrisë kundër rusëve: Është koha për të marrë armët

Këngëtari i njohur ukrainas është zotuar të ‘luftojë’ për vendin e tij.
Andriy Khlyvnyuk këngëtari i ‘BoomBox’, thotë se është koha për të marrë armët pasi shteti rus filloj të pushtojë vendin e tyre javën e kaluar, transmeton Indeksonline.

BoomBox ka publikuar nëntë albume dhe ka grumbulluar më shumë se 100 milionë klikime në ‘Youtube’. Ata performojnë në ukranisht, rusisht dhe anglisht. Por që kanë refuzuar të marrin pjesë në Rusi që nga aneksimi i Krimesë në 2014.
“Unë do t’i çoj fëmijët e mi në një shtëpi të sigurt, te gjyshja. Dhe pastaj do të kthehem për të ndjekur udhëzimet e qeverisë dhe nëse është e nevojshme do të marr armën dhe do të shkoj të luftoj për vendin tim”, tha z. Khlyvnyuk për Euronews.
Khlyvnyuk tha se kishte marrë “mbështetje të plotë” për vendin e tij nga fansat në mbarë botën.
“Muzikantët janë paqebërës,” shtoi ai. “Por jo nuk është koha për të luajtur kitarë. Është koha për të marrë pushkët.”
Në një klip të postuar në Twitter, i cili tani është bërë viral, Khlyvnyuk shihet i veshur me uniformë ushtarake në rrugët e Kievit dhe duke kënduar një këngë për të mbledhur bashkatdhetarët e tij.
Khlyvnyuk është në mesin e një vargu yjesh, sportistësh dhe të famshëm ukrainas që i janë bashkuar rezistencës kundër pushtimit rus./Indeksonline/
Трішки мотивації від лідера гурту «Бумбокс» Андрія Хливнюка 🇺🇦 pic.twitter.com/VQFdRjahGF
— ВОЇНИ УКРАЇНИ🇺🇦 (@ArmedForcesUkr) February 28, 2022