75 Mall Live Search
15:58 / E Diele, 08 Gusht 2021 / C E

Këngëtarit shqiptar i ndodh e papritura pak para se të niste koncertin

Reperi shqiptar, Don Xhoni ka anuluar koncertin e tij në Ferizaj mbrëmjen e të shtunës, dhe shkak është bërë policia.

Përmes një postimi në “Instagram”, reperi iu ka kërkuar falje fansave, duke shtuar se nuk ishte faji i tyre.

“Ferizaj, kërkojmë falje për sonte. Faji nuk ka qenë i yni. Policia dhe Inspektorati na ndaluan koncertin. Shihemi shumë shpejt.”