12:16 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja Adele bën kërkesën për t’u divorcuar nga bashkëshorti

Këngëtarja e suksesshme britanike e muzikës pop, sapo e ka paraqitur lërkesën për t’u divorcuar nga bashkëshorti, transmeton Indeksonline.

Sipas të dhënave të gjykatës, Adele paraqiti divorcin nga bashkëshorti i saj, Simon Konecki, të enjten pas më shumë se 7 vjet së bashku.

Ajo tashmë një kohë ka njoftuar se ishte ndarë nga burri.

Adele dhe Simon kanë një fëmijë së bashku, dhe ata kanë deklaruar se janë të angazhuar për të rritur djalin e tyre së bashku me dashuri.

Hera e fundit që Adele dhe Simon u panë në publik ishte në fillim të këtij viti në janar, kur ata shfaqen në prapaskenë në një koncert të Elton John në Staples Center në qendër të Los Angeles. /Indeksonline/