75 Mall Live Search
19:38 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Këngëtarja Ana Oxa merr pasaportën shqiptare

Këngëtarja Ana Oxa e cila është me origjinë shqiptare por e lindur dhe rritur në Itali ka marrë ditën e sotme pasaportën shqiptare. E ftuar në emisionin “E diel” në TV Klan ajo ka vizituar Kalanë e Krujës gjatë një rrugëtimi intervistë me moderatorin Ardit Gjebrea ku ka folur për jetën e saj dhe në një moment është shfaqur kreu i qeverisë shqiptare për ti dorëzuar personalisht pasaportën.

“Tashëm jeni zyrtarisht shqiptare, e dërguara e Skënderbeut në tokën përtej detit”, tha kryeministri Rama duke i dorëzuar pasaportën, ndërsa këngëtarja e madhe dukej shumë e lumtur që tashmë ishte shqiptare edhe me dokumenta.

Ardit Gjebrea: Kur ke ardhur për herë të parë në ’96-ën dhe kur ke thënë në skenë “Jam  goca e Qazimit nga Kruja”, e gjithë publiku uou.
Anna Oxa: Jam prezantuar kështu me historinë e vërtetë.
Ardit Gjebrea: Më kujtohet që kemi ardhur këtu bashkë dhe ke qenë e para femër që je futur në xhaminë e Krujës.
Anna Oxa: Po është e vërtetë, kam qenë femra e parë që kam hyrë në një xhami, pikërisht këtu ku është historia e familjes sime dhe historia e Shqipërisë.