08:32 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja Dafina Dauti e uron të dashurin për ditëlindje

Këngëtarja Dafina Dauti tashmë është në lidhje me Tafil Kurtishin, me të cilin është në pritje që të bëhet nënë, shkruan Indeksonline.

Dafina ka edhe një vajzë nga lidhja e më hershme, por që tanimë duket se e ka gjetur dashurinë  e jetës së saj.

Ajo shfaqet vazhdimisht në krahët e të dashurit. Madje së fundmi ajo e ka uruar atë me një dedikim të veçantë për ditëlindje.

“Dashni, shpirt je gjithçka e mirë në këtë botë ti për mua, është e pamunundur me përshkrua se çka ndjej për ty drita e shpirtit tem urime ditëlindjen, të uroj çdo të mirë në jetë ashtu siq je i mirë edhe ti vet.” : ka shkruar ndër të tjera Dafina, duke i bashkangjitur një fotografi të dyshes, ku duken mjaft të lumtur pranë njëri tjetrit. /Indeksonline/