13:55 / E Hënë, 28 Qershor 2021 / AR

Këngëtarja e ‘City Girls’ vishet nga Valdrin Sahiti, paraqitja spektakolare e saj në ‘BET 2021’

Dizajneri i famshëm kosovar, Valdrin Sahiti, ka arritur të njihet ndërkombëtarisht falë punës së tij të mrekullueshme.

Puna e tij është pëlqyer edhe jashtë vendit, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ai është kujdesur për dukjen e Caresha, në “BET 2021”.

Këngëtarja ka publikuar disa imazhe ku është paraqitur e veshur me një fustan të gjelbër e glamuroz.

Kjo paraqitje e saj u komentua shumë edhe nga mediat e huaja, duke marrë të gjithë vëmendjen puna mahnitëse e Valdrinit./Indeksonline/