75 Mall Live Search
09:20 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / L K

Këngëtarja e famshme botërore diagnostikohet me kancer gjiri

Këngëtarja e njohur Jessie J ka njoftuar se është diagnostikuar me fazë të hershme të kancerit të gjirit.

37-vjeçarja lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet Instagramit teksa ka thënë se do të bëjë ndërhyrje kirurgjike pas një koncerti në stadiumin “Wembley” në fund të këtij muaji.

Këngëtarja ka zbuluar se në javët e fundit ka qenë vazhdimisht duke bërë analiza.

Ajo ka thënë se ka vendosur ta bëjë publike me qëllim që ta ndihmojë veten në këtë proces dhe të solidarizohet me të tjerët që po kalojnë në fazën e njëjtë.