75 Mall Live Search
18:46 / E Premte, 28 Janar 2022 / MSH

Këngëtarja e famshme dhe djali i saj infektohen me virus, zbulon gjendjen shëndetësore

Vesa Luma dhe djali i saj janë infetuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale duke treguar se pasi kanë mbërritur në Zelandën e Re u desh që të izoloheshin.

Këngëtarja ka treguar se tre ditë më pas kishin rezultuar pozitiv me virus.

“Dita e gjashtë që kur kemi ardhur në Zelandën e re, Dolëm negativë kur mbërritëm por tre ditë më pas rezultuam pozitivë me Covid-19. Prandaj qëndrimi në izolim zgjatet me 14 ditë. Edhe 10 ditë për t’u liruar. Jemi mirë..kështu mendoj“, ka bërë me dije Vesa.