75 Mall Live Search
10:27 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e famshme feston triumfin e Livepool përkrahë të dashurit Chamberlain

Ajo udhëtoj drejt Madrid për të mbështetur të dashurin e saj, futbollistin Chamberlain dhe ekipin i tij Liverpool i cili mbrëmë u shpall fitues në finalen e Ligës së Kampionëve.

Anëtarja e grupit, Little Mix, Perrie Edwards, nuk mund ta fshehte gëzimin e saj ndërsa  vrapoj për në fushë në Wanda Metropolitano të Madrid për të festuar me Alex Oxlade-Chamberlain kur Liverpooli mundi Spurs 2-0 të shtunën në mbrëmje.

Këngëtarja e hitit ‘The Black Magic’  festoi me mesfushorin e Liverpulit – pavarësisht se ai mbrëmë nuk luajti për shkak të lëndimit.

25 vjeçarja dhe i dashuri i saj nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit duke i dhënë një përqafim dhe duke pozuar pranë trofeut./Indeksonline/