75 Mall Live Search
09:51 / E Mërkurë, 13 Shtator 2023 / L K

Këngëtarja e famshme fiton nëntë çmime, pastaj gjen kohë për vallëzim e provokime

Fituesja e natës së madhe të MTV Video Music Awards 2023 është Taylor Swift. Këngëtarja ka rrëmbyer plot 9 çmime që përfshijnë: Videon e Vitit, Këngën e Vitit, Muzikën Pop më të mirë, Regjinë më të mirë, Kinematografinë më të mirë dhe Efektet Vizuale më të Mira, të gjitha për këngën “Anti-Hero”.

Swift po ashtu fitoi çmimin albumin e Vitit për “Midnights”, plus “Artisti i Vitit” dhe “Shfaqja e Verës”.

Çmimin “Videoja e Vitit”, Taylor e fiton për të dytin vit radhazi dhe në këtë kategori ajo shënon rekord.

Çmimi i parë i natës iu dha Taylor Swift nga Justin Timberlake, Lance Bass, JC Chasez, Joey Fatone dhe Chris Kirkpatrick. Për këta të fundit, Taylor pati një falënderim të veçantë.

Pasi këngëtarja 33-vjeçare fitoi gjithsej nëntë çmime, videot e saj duke kërcyer dhe kënduar u përhapën kudo në rrjetet sociale.

“Askush nuk u argëtua më shumë se Taylor Swift”, shkruajn fansat në Twitter.

Këngëtarja ka ndjekur me entuziazëm performancat e kolegëve të saj./Indeksonline/