20:16 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e famshme heq dorë nga muzika

Pink ka punuar mjaft shumë dhe tingëllon sikur ajo do të marrë një hap prapa në vitin 2020.

Këngëtarja amerikane mori pjesë në CMA Awards të mërkurën së bashku me bashkëshorti i saj, Carey Hart, dhe fëmijët e tyre Willow, 8, dhe Jameson, 2.

Pink poashtu dhuroi një performancë fantastike të hitit “Love Me Anyëay” me Chris Stapleton, transmeton Indeksonline.

Duke folur me “Entertainment Tonight” në tapetin e kuq të Shoqatës së Muzikës Country zbuloi se po planifikon të largohet nga muzika dhe këtë do ta bëjë pas përfundimit të turneut të saj botëror dhe botimit të albumit të saj të fundit, “Hurts 2B Human”.

 “Ne bëmë dy vjet e gjysmë dhe Willow është rikthyer në shkollë tani, Jameson do të fillojë parashkollorin së shpejti”, u shpreh këngëtarja.

“Ky është viti i familjes dhe Carey ka shumë gjëra në karrierën e tij gjithashtu. Ai është jashtëzakonisht mbështetës, ai më ndjek nëpër botë dhe tani është radha e tij”, tha tutje ajo./Indeksonline/