75 Mall Live Search
09:42 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Këngëtarja e famshme i bën thirrje popullit amerikan, që të dalin masivisht në zgjedhje

Miley Cyrusi ka qenë e zënë me promovimin e pistës së saj të re, Midnight Sky. Por, pavarësisgt kësaj, 27- vjeçarja ka folur edhe për situatën politike në SHBA.

Cyrusi ka thënë se është tejet e rëndësishme që populli amerikan të dalë masivisht në zgjedhje.

“E di që nuk kam provuar kurrë zgjedhje kaq të rëndësishme në jetën time. Është thelbësore që të dalim atje dhe të bëjmë ndryshime dhe të kemi dikë të aftë për punën e drejtimit të vendit tonë”, ka thënë Cyrusi./Indeksonline/