75 Mall Live Search
19:24 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / V R

Këngëtarja e famshme konfirmon ndarjen nga i dashuri me një video duke bërë “twerk”

Jessie J dhe Channing Tatum kanë ndarë rrugët, pas dy vitesh romancë.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes një video të nxehtë ku shihet duke bërë “twerk”.

“Jeta beqare në pandemi”, ka shkruar Jessie duke dëshmuar kështu se ndarja nuk e ka mërzitur aspak.

E veshur me një fustan të zi, Jessie J nuk i ka lënë aspak vend imagjinatës, ndërsa e mori komente pozitive nga adhuruesit e shumtë të saj, që e mbështetin në vendimin që ka marrë.

Kujtojmë që çifti i famshëm kanë patur një lidhje me shumë ulje ngritje në marrëdhënie, shpesh duke u ndarë e ribashkuar përsëri.

Por, duke se kësaj radhe ata kanë ndarë rrugët një herë e mirë./Indeksonline/