Këngëtarja e famshme martohet, pas dy vitesh romancë

Lily Allen dhe David Harbour janw martuar në një kishë në Las Vegas.
Këngëtarja, 35 vjeç, dhe aktori i Stranger Things, 45 vjeç, janë në lidhje që nga vera e kaluar, dhe Allen është fotografuar me një unazë fejese diamanti që nga prilli.

Tani duket se ata mund të kenë bërë hapin tjetër në marrëdhënien e tyre, duke u martuar në një ceremoni të vogël.Çifti morri licencën e tyre të dasmës, e cila është pjesë e të dhënave publike, të hënën 7 shtator, siç raportohet nga TMZ.

Ceremonia e martesës thuhet se ka ndodhur në Chapel Wedding Graceland në Bulevardin Las Vegas, Nevada./Indeksonline/