Këngëtarja e famshme në lidhje të re dashurie?

A ka Avril Lavigne një burrë të ri në jetën e saj?
Këngëtarja 39-vjeçare e hitit “Complicated” u pa në një darkë me këngëtarin e muzikës country, Nate Smith, të hënën në Los Angeles.
Avril dhe Nate u panë së bashku në restorantin e njohur të Hollivudit perëndimor, Catch Steak.
Nate u bë i famshëm pasi u bë viral në TikTok me këngën e tij “Wildfire” dhe tani kënga e tij “World on Fire” është në krye të listave të muzikës country.
Kënga sapo arriti shtatë javë në vendin e parë në Billboard Country Airplay Chart.
