16:21 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / MSH

Këngëtarja e famshme nuk i lë fëmijët të kenë celularë, kjo është arsyeja!

Pink beson se teknologjia ka shumë anë të errëta, të cilat nuk janë të përshtatshme për fëmijët. Për këtë arsye, këngëtarja e njohur ka vendosur disa kufizime për fëmijët e saj.

Gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, këngëtarja tha se nuk i lejon fëmijët të kenë celularë dhe nuk do t’i lejojë dhe për një kohë të caktuar.

Vajza e saj, Willow, është vetëm 10 vjeç, ndërsa djali, Jameson 5.

“Teknologjia ka një anë të ndritshme dhe të errët, edhe për të rriturit… sidomos për fëmijët. Unë nuk e dua këtë ende, ” tha Pink.

Ajo shtoi se vajza e saj kërkon vazhdimisht telefon pasi shokët e klasës tashmë kanë pajisjen e tyre por ia ka ndaluar rreptësisht.

“E vogla ime u kthye dhe tha: “E di, të gjithë fëmijët në klasën time kanë celularët e tyre”. Por nuk më prek fare, nuk e lejoj akoma” , tha ajo.

Por edhe pse i ka ndaluar që të kenë celularë dhe përdorimin e aplikacioneve në internet, Pink shpjegoi se i lejon të luajnë lojëra elektronike në shtëpi.