Këngëtarja e famshme paralajmëron turneun pas 13 viteve pauzë!
Christina Aguilera ka bërë të ditur që do të nisë turneun e parë në Angli pas 13 viteve pauzë.
Ajo do të performojë në qytetet si Glasgow, Londër,Manchester dhe Birmingham në muajin nëntor dhe do të këndoj të gjitha këngët e saj dukë përfshirë edhe këngën ‘Genie In A Bottle’ dhe ‘Fighter’.

Këtë kohë sa ajo ishte në pauzë po kujdesej për dy fëmijët e saj dhe po u jepte mbështetjen prindërore.Por tani që fëmijët i janë rritur ajo po e ndjen nevojën që të rikthehet në muzikë.
Christina, vitin e kaluar lansoi albumin e saj të quajtur ‘Liberation’ e i cili u mirëprit nga publiku dhe fansat e saj./Indeksonline/
