75 Mall Live Search
13:52 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e famshme për martesën e parë: Ndihesha si e burgosur

Këngëtarja e njohur, Mariah Carey ka folur për martesën e saj të parë, e cila ishte me Tommy Mottola.

Ish-çifti i mëparshëm u martua në vitin 1993 dhe marrëdhënia e tyre ishte shumë e përfolur për shkak të diferencës 20 vjeçare në moshë.

Dyshja i dhanë fund lidhjes në vitin 1997, por së fundi në një intervistë të re me Cosmopolitan, Maria ka dhënë detaje të reja rreth martesave të saj të mëparshme.

“Ndoshta më mirë ta pikturoni një fëmijë si nuse”, tha këngëtarja për martesën me Tommy.

“Isha shumë e kontrolluar. Nuk kisha liri si qenie njerëzore. Ishte pothuajse sikur të isha e burgosur”, u shpreh artistja.

Ndryshe, 49 vjeçarja aktualisht është nënë beqare e dy fëmijëve./Indeksonline/