08:34 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e famshme thotë se s’del nga studio, që nga ndarja me të dashurin

Ariana Grande në momentin që flasim është artistja më e suksesshme në glob, nisur nga shitjet e albumit të ri, shikimet në youtube të videoklipeve të fundit dhe renditjes Billboard. Në këtë klasifikim ajo mban 3 vendet e para, me “7 Rings”, “Break Up With Your Girlfriend I’m Bored” dhe “Thank U, Next”. Ajo është artistja e parë që e realizon këtë, që pas grupit “The Beatles” në vitet 70.

E ftuar në emisionin “The Late Late Show” të James Corden këngëtarja e ka komentuar këtë sukses si një surprizë të madhe. Madje mëngjesin kur doli klasifikimi, ajo kishte menduar si ishte ndonjë foto e edituar nga fansat e saj dhe kur mori lajmin nga Billboard nuk mund ta besonte që ishte e vërtetë.

Por duke lënë për një moment në anë arritjet në muzikë, ylli i pop-it ka treguar dhe si po shkojnë gjërat me jetën e saj personale, e cila është ndikuar shumë nga koha që Ariana ka kaluar duke punuar me muzikën e re. “Sinqerisht, isha shumë e emocionuar kur më kërkove të vija në emisionin tënd sot pasi zakonisht nuk kam asnjë gjë interesante për të bërë, vetëm bëj këngë, bëj prova dhe kaq”- shprehet 25 vjeçarja-“Jeta ime personale nuk ekziston më, kështu që mezi e prita momentin të isha këtu.

Kujtojmë që lidhja e fundit publike e Grande-s ishte ajo me komedianin Pete Davidson, me të cilin u nda 4 muaj më parë, përafërsisht kur ish-i dashuri i saj Mac Miller u nda nga jeta.