09:48 / E Martë, 21 Shtator 2021 / AR

Këngëtarja e “Lady Marmalade” ndahet nga jeta

Këngëtarja me famë botërore, Sarah Dash, e njohur si pjesë e grupit të famshëm “Labelle” është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Lajmi mbi vdekjen e saj është bërë publike të hënën në një deklaratë nga pjesëtarja tjetër e grupit, Patti LaBelle.

“Ne ishim duke performuar në skenë së bashku të shtunën (18 shtator) dhe ishte një performancë magjike. Ajo kishte një talent të pazëvendësueshëm, ishte e dashur dhe e bekoi jetën tonë në shumë mënyra. Sarah ishte besnike dhe një zë për të gjithë ata që nuk e kishin,” tha ajo.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur akoma, por ka qenë e papritur për të gjithë.

Sarah ishte nga Trenon, New Jersey, dhe e nisi karrierën muzikore kur u zhvendos në Filadelfia. Ajo u njoh atje me këngëtaret Nona Hendryx, Cindy Birdsong dhe Patti LaBelle, të cilat ishin pjesë e grupit “The Bluebelles”, që më vonë mori emrin “Labelle”.

Ato fituan famë të madhe me realizimin e këngës “Lady Marmalade”, e njohur në publikun ndërkombëtar në vitin 1774 para se të ndaheshin në 1777. Sidoqoftë ato u ribashkuan shumë herë, duke realizuar 8 albume së bashku.

Sarah Dash pati gjithashtu një karrierë të suksesshme si soliste, duke punuar afër “The Rolling Stone”. Pavarësisht famës në muzikë, Sara ishte një organizatore e madhe fondesh dhe mblodhi para për të luftuar të pastrehët në qytetin e Nju Jorkut.