75 Mall Live Search
18:40 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e muzikës tallava, Aida Doci, i bashkohet kësaj partie

Partisë së Ramush Haradinaj i është bashkuar edhe një artiste.

AAK-së po i bashkohen me radhë artistët e estradës.

Pas fjalëve se Labinot Tahiri është gati të aderojë në këtë parti, edhe këngëtarja Aida Doci është parë se i është bashkuar.

Në një event të mbajtur nga partia, është parë edhe Aida shumë pranë Ramushit dhe bashkëshortes së tij.

Këngëtarja e baladave dhe muzikës popullore duket se tash po kërkon karrierë edhe në politikë.