Këngëtarja e njohur Avril Lavigne në lidhje me miliarderin Phillip Sarofim?
Avril Lavigne u pa në një shetitje në Los Anxhelos këtë fundjavë me të dashurin e saj trashigimtarin miliarder Phillip Sarofim,transmeton Indeksonline.
Këngëtarja 34 vjeçare u pa e kapur për dore me miliarderin, teksa po bënin ‘shooping’. Kanadezja u pa tejet e thjeshtë në veshje rrugëve të L.A.
Ajo më parë kishte edhe dy lidhje me të cilat i ndau rrugët. Nga viti 2006-2010 ishte në lidhje me Deryck Whibley, ndërsa nga viti 2013-2015 ishte me Chad Kroeger.
Përndryshe Avril Lavigne njihet për hitet si : “Complicated”, “Wish You Were Here” e shumë të tjera, dhe mbetet mjaft e dashur për publikun. /Indeksonline/

