75 Mall Live Search
15:24 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur befason me deklaratë: Puthjen ime e parë ishte me një femër!

Këngëtarja dhe aktorja e njohur e cila njihet si përkrahëse e madhe e komunitetit LGBT, Miley Cyrus ka shokuar me deklaratën e bërë së fundi.

26 vjeçarja në një intervistë të bërë së fundi ka folur më shumë për kohën e adoleshencës derisa ka thënë që puthjen e parë e kishte marr nga një femër, shkruan Indeksonline.

“Derisa isha duke u rritur, duke qenë nga Jugu..puthja ime e parë ishte me një vajzë në shkollë të mesme” ka deklaruar Cyrus.

Ndërkaq, Miley ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me aktorin e njohur, Liam Hemsworth në dhjetor të vitit të kaluar./Indeksonline/