Këngëtarja e njohur dëshiron të ketë fëmijë
Demi Lovato dëshiron që në 10 vitet e ardhshme të ketë fëmijë.
Këngëtarja 27-vjeDemi Lovato dëshiron që në 10 vitet e ardhshme të ketë fëmijë.
Këngëtarja 27-vjeçare e cila u rikthye në muzikë, pas gjendjes së mbidozës, zbuloi planet e saj për të ardhmen, shkruan Indeksonline.
Në një intervistë në radion Beats 1, me Zane Lowe, ajo tha së do të ishte e mrekullueshme të ndash suksesin me fëmijët.
“Unë mendoj se në këtë dekadë dua të krijoj familje”, tha ajo.
Ajo më tutje tha se kur mendon për atë që e bën të lumtur, mendon për familjen, miqtë.. mendon për një lidhje kuptimplotë.
“Nuk e di se si e shoh të ardhmen, me një burrë apo një grua, por e di se dëshiroj të kem fëmijë në këtë dekadë”, u shpreh Demi./Indeksonline/