Këngëtarja e njohur do të performojë në inaugurimin e Donald Trumpit

Superstarja e muzikës COUNTRY, Carrie Underwood do të performojë “America the Beautiful” në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, më 20 janar, sipas një programi të ndarë nga një zëdhënës i komitetit të inaugurimit.
“Unë e dua vendin tonë dhe jam e nderuar që jam ftuar të këndoj në inaugurim dhe të jem një pjesë e vogël e asaj ngjarjeje historike”, tha Underwood, e cila ka qëndruar kryesisht jashtë politikës gjatë gjithë karrierës së saj.
“Jam e përulur që mund t’i përgjigjem thirrjes në një kohë kur ne të gjithë duhet të bashkohemi në një frymë uniteti dhe të shikojmë nga e ardhmja,” shtoi ajo.
Superylli fitues i “Grammy”-t fitoi shfaqjen e konkursit të këngës American Idol në 2005.
Trump, një ish-president republikan, mundi zëvendëspresidenten Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA./Indeksonline/