Këngëtarja e njohur fejohet me yllin e Liverpool-it?
Perrie Edwardsi nga grupi Little Mixi ka nxitur spekulime se kambanat e dasmave mund të jenë në horizont, e gjithë kjo pasi shqiptoi gabimisht emrin e të dashurit të saj, Alex Oxlade-Chamberlain.
Këngëtarja bëri një dedikim në Instagram për të lavdëruar futbollistin 26- vjeçar, pasi u emërua “Futbollisti i ndeshjes” për shënimin e golit fitues në përballjen e Liverpoolit kundër Genkut, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja shkroi gabimisht mbiemrin e tij, ndërsa të menjëhershëm ishin reagimet.

Alexi i dërgoi Perriet një mesazh, duke i thënë asaj se mbiemri i tij ishte shkruar gabimisht, këngëtarja më pas ia ktheu, duke i shkruar me miqësi se do të ishte më e lehtë të shqiptohej “pasi të jetë emri i saj i dytë”.
“Perrie Edwardsi shqiptoi emrin tim mirë të paktën, a mundesh”, tha Alexi

Ishte postimi tjetër i Perriet që nxiti spekulimet se një fejesë mund të ishte shumë afër kur ajo shkroi: “Do të jetë më lehtë të shqiptosh kur është emri im i dytë dhe do më duhet ta shkruaj atë gjatë gjithë kohës”.
Ndryshe, Perrie vazhdimisht ka mbështetur Alex-in në suksesin e tij sportiv, ajo mori pjesë në ndeshjen në Madrid kur Liverpoolit fitoi Ligën e Kampionëve në qershor.

Marrëdhënia e tyre po ec në mënyrën e duhur, pasi dyshja u zhvendos për të jetuar së bashku në fillim të këtij viti./Indeksonline/