16:23 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur feston ditëlindjen e 31-të, zgjedh një vend luksoz për ta festuar

Adele ka festuar ditëlindjen e 31 të dielën që lamë pas.

Në këtë ditë të veçantë për të ajo ka festuar me disa nga miqtë e saj më të mirë të listës A të Hollywood-it, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja britanike zgjodhi vilën luksoze në të cilën u xhirua filmi ‘Godfather’ e që ka vlerë rreth 135 milionë dollarë.

Vila ka 29 dhoma, me stilit mesdhetar, njihet nga skenat e famshme të shume të filmit.

Vet Adele ka postuar disa imazhe bardh e zi nga festa e saj, ndërsa janë publikuar edhe imazhe brenda shtëpisë së famshme.

Kujtojmë që javë më parë Adele i dha fund martesës së saj me Simon Konecki me të cilin ka një djalë./Indeksonline/