75 Mall Live Search
21:34 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur flet për periudhat e vështira dhe të errëta në jetë

 Taylor Swift pranoi se jeta për të nuk ka qenë gjithmonë një shtrat me trëndafila edhe pse ajo ka shitur miliona albume. 

Në një intervistë për revistën ‘Elle’ këngëtarja e njohur ka rrëfyer për periudhat e errëta të jetës së saj, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e hitit ‘Red’ ka rrëfyer se ekziston një aplikacion i cili e ka ndihmuar dhe i ka dhënë shpresë për të vazhduar.

“Kur kaloj nëpër periudhat e vështira dhe të errëta, unë çdo herë e gjej pak shpresë një një aplikacion i cili është falas duke i renditur aty gjëra që mendoj ti realizoj” ka deklaruar Taylor.

29 vjeçarja në këtë intervistë poashtu ka folur edhe për ndarjen dhe thyerjen e zemrës.

“Është e dhimbshme por ti ndonjëherë gjatë kohës që jeni duke u rritur, ti rritesh edhe në raport me lidhjet. Ti mund ta lësh shoqërinë me ta prapa krahëve por ti gjithmonë domi mbash kujtimet” u shpreh këngëtarja./Indeksonline/