75 Mall Live Search
12:29 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur flet për përvojat seksuale: Më tërhiqnin femrat më shumë se meshkujt

Miley Cyrus kishte thënë që ajo “ka nevojë për mërzitje” kur bëhet fjalë për marrëdhënien e saj të radhës.

Këngëtarja e hitit “Party in USA” konfirmoi javën e kaluar se ishte ndarë nga i dashuri Cody Simpson , me të cilin ishte në lidhje që nga tetori i kaluar.

“Unë zakonisht përfundoj duke u ankuar se ata janë të mërzitshëm, por kjo është ajo që unë kam nevojë. Unë kam nevojë për mërzitjen,” tha 27-vjeçarja.

“Unë padyshim, patjetër që kam nevojë për një qetësim. Kam nevojë për një peshë.”

Cyrus, e cila është panseksual, shpjegoi se ajo është e dhënë pas dikujt që “kujdeset për vetën” posaçërisht për sa i përket “ushqimit të pastër dhe mirëmbajtjes së vetës”.

Miley poashtu ka treguar së fundmi  se përvoja e saj e parë seksuale ka qenë me dy vajza.

Miley diskutoi për jetën e saj personale dhe private në “podcast”-in “Call her daddy” me Alexandra Cooper të premten.

Artistja u shpreh se mashkulli i parë për të ishte aktori  Liam Hemsworth, kur ajo ishte vetëm 16 vjec.

”Unë nuk shkova në shtrat me asnjë mashkull  derisa isha 16 vjec. Dhe më vonë u martova më po të njëjtin djalë,”u shpreh Miley.

Ndarja erdhi një vit pasi Cyrus dhe Liam Hemsworth, të cilët ishin në lidhje për 10 vjet, njoftuan përfundimin e martesës së tyre më pak se një vit pasi u martuan.

Megjithëse marrëdhënia e saj e parë seksuale me një mashkull ishte në moshën 16 vjeçare, Cyrus rrëfeu se ajo kishte patur përvojë seksuale edhe me vajza vite më parë.

“Kur isha 11 ose 12, shoqet e mia filluan të më thoshin se çfarë po bënin me djem dhe nuk e kuptoja me të vërtetë.Kështu që unë  mora shumicën e vajzave të shoqëroheshin me mua.Më tërhoqën vajzat para se të më tërhiqnin djemtë”, tha këngëtarja’.