75 Mall Live Search
20:42 / E Martë, 28 Tetor 2025 / MSH

Këngëtarja e njohur heq dorë nga muzika

Këngëtarja e njohur amerikane, Nelly Furtado, është tërhequr nga paraqitjet publike në koncerte, teksa ka njoftuar se nuk do të bëjë më muzikë.

Pas më shumë se 25 vjetësh karrierë të bujshme, Nelly ka bërë shkëputjen e papritur, pasi u komentua jashtë mase mbi dukjen dhe peshën e saj, shkruan IndeksOnline.

“Kam vendosur të largohem nga performanca për një të ardhme të parashikueshme dhe të ndjek disa përpjekje të tjera krijuese dhe personale që mendoj se do t’i përshtateshin më mirë kësaj faze tjetër të jetës sime.

E kam shijuar jashtëzakonisht shumë karrierën time dhe ende më pëlqen të shkruaj muzikë, pasi gjithmonë e kam parë si një hobi që pata fatin ta shndërroja në karrierë. Do ta identifikoj veten si kompozitore përgjithmonë” u shpreh ajo.

Nelly qëndron prapa shumë hiteve muzikore, sidomos atyre të viteve ’90 dhe fillimvitet e 2000-tës./IndeksOnline/