75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur humb vajzën e xhaxhait në tërmet

Tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të kësaj të marte, i ka marrë jetën 25-vjeçarit Kristi Reçi, e cila thuhet se është e dashura e djalit të kryeministrit Edi Rama, Gregut.

Por e reja, mësohet se është vajza e xhaxhait të këngëtares Evi Reci.

Mësohet se studentja e mjekësisë dëshironte që të bëhej dermatologe, por lëkundjet e tokës prenë në mes çdo ëndërr.

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare”.

Ky është mesazhi i shkruar nga Gregor Rama, djali i Kryeministrit Edi Rama, duke bërë që të flitet se mes viktimave është e dashura e tij.

Mediat italiane e konfirmuan një lajm të tillë, duke shkruar se partnerja e djalit të Kryeministrit humbi jetën në tërmetin që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.