13:22 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur i bashkohet “Këngës magjike”, me kauzën: “Këndoj për të ndërtuar”

Pak ditë më parë Ardit Gjebrea deklaroi se “Kënga magjike” këtë vit vjen me një kauzë “Këndoj për të ndërtuar”.

Me të ardhurat e biletave të festivalit do ndërtohet shtëpia e familjes, Caci në Thumanë.

Kauzës së “Këngës magjike” i është bashkuar edhe këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Anna Oxa.

Ardit Gjebrea ka bërë të ditur se Anna do vijë në Shqipëri dhe të mërkurën do jetë në natën e parë të festivalit.

“Faleminderit! ANNA OXA. Pasi për ditë të tëra ka pyetur se si po shkon vendi me situatën e tërmetit, të mërkurën në mbrëmje, do të jetë me ne në natën e parë te “Kenga magjike”, duke u bashkuar me kauzën e artistëve shqiptarë”, shkruan Ardit Gjebrea.