Këngëtarja e njohur i jep fund beqarisë, i thotë po partnerit pas 5 vitesh

Blake Shelton i ka propozuar të dashurës së tij, këngëtares, Gwen Stefani dhe ajo i ka thënë po.
Çifti i njohur i njohur njoftuan për lajmin në një postim në Instagram, kur vet Stefani postojë unazën teksa shkuan “Blake Shelton Po të lutem”, në anën tjetër Shelton shkroi: “Gwen faleminderit që e shpëtove 2020 time”, transmeton Indeksonline.

Të dy artist që ishin pjesë e jurisë në “The Voice” u takuan gjatë xhirimeve të showt në vitin 2015, dhe shoqëria e tyre u kthye në dashuri.
Të dy këngëtarët kanë bashkëpunuar gjatë lidhjes së tyre edhe në projekte muzikore. Ata poashtu kanë performuar së bashku në disa raste.

Javën e kaluar, çifti fituan çmim për bashkëpunimin “Nobody But You” në eventin “CMT Music Awards”.
Gwen Stefani ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin, Gavin Rossdale, ndërsa Shelton u nda nga bashkëshortja në vitin 2015./Indeksonline/