17:02 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur: Jam lodhur nga gjembat, dua trëndafila!

Rozana Radi asnjëherë nuk heziton të shpreh mendimin e saj publikisht.

Ajo së fundi ka shfrytëzuar rrjetet sociale që të thotë atë që e ndjenë dhe e mendon në disa statuse që ka hedhur herë pas here në Instagram, shkruan Indeksonline.

Në një postim të bërë së fundi Rozana u shpreh se ajo ka vendosur t’ i largoj nga jeta të gjithë ata persona që I kanë bërë keq edhe pse këta persona ajo i ka dashur shumë.

“Kam larguar nga jeta ime të gjithë njerëzit që, në një mënyrë ose tjetrën, me kanë bërë keq. Shumë nga këta njerëz i doja shumë, të tjerët i dua akoma. Por me kanë lodhur gjembat. Tani dua vetëm trëndafila”, ka shkruar Roza.

Ndryshe, kënga e saj e fundit e saj është ‘Kur përfundon një dashuri si kjo e jona’ me të cilën mori pjesë në ‘Kënga Magjike’./Indeksonline/