Këngëtarja e njohur “kapet”, duke u puthur me një mashkull misterioz

Ariana Grande si duket ka gjetur dashurinë e re.
TMZ-ja ka fotografuar këngëtaren e njohur në momente intime me një mashkull misterioz, transmeton Indeksonline.
26-vjeçarja u pa të shtunën në mbrëmje në restorantin “Bar Louie”, në Kaliforni bashkë me miqtë e saj dhe mashkullin, i cili qëndronte shumë afër.
Është ende e paqartë se kush është partneri i saj i ri, por sipas rrethit të saj të ngushtë, ai është një djalë që nuk ka të bëjë me famën e as me profesionin e saj./Indeksonline/