13:42 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur kurorëzon dashurin me martesë

Këngëtarja dhe tekst-shkruesja e njohur amerikane, Jillian Jacqueline i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë me kitaristin e grupit të saj, Bryan Broën.

Revista e njohur ‘People’ ka dhënë detaje nga ceremonia solemne e dasmës së tyre.

Çifti u martuan në “Ruby” të Nashville, me rreth 150 të ftuar në ahengun e tyre, në këtë ceremoni kishte më shumë detaje të stilit bohemian, që u zgjedhën nga të sapomartuarit.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të bardh në të cilën dukej mahnitëse derisa dhëndri ishte elegant në kostum të zi.

Ndërkohë, Jilian ka zbuluar se ata do të kalojnë muajin e mjaltit në Tulum të Meksikos./Indeksonline/