22:27 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur lë burrin dhe nisi lidhje të re

Këngëtarja me famë botërore, Adele, pak kohë më parë bëri një kërkesë zyrtare në një gjykatë në Los Angelos për shkurorëzimin nga ish-bashkëshorti, Simon Konekci. Pas divorcit, këngëtarja vendosi të nisë një jetë të re duke hedhur pas krahëve të shkuarën.

Burime nga mediat e huaja zbuluan se 31-vjeçarja ka dalë në disa takime romantike me reperin Skepta dhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin. Skepta dhe Adele kanë qenë miq të mirë por pas ndarjes së këngëtares, dyshja filluan ta shikojnë me tjetër sy njëri-tjetrin.

Vetëm së fundmi, disa burime nga ‘The Sun’, kanë raportuar se Adele e ka prezantuar Skeptën me rrethin e saj të miqve dhe kjo tregon se ato kanë nisur seriozisht një lidhje mes tyre. “Fakti që Skepta ka takuar Laurën dhe James-in është një shenjë shumë pozitive. Të gjithë duam më të mirën për ta”, janë shprehur burimet.