75 Mall Live Search
13:49 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Këngëtarja e njohur merr urdhër mbrojtje për t’i shpëtuar fansit të fiksuar pas saj

Billie Eilish, iu desh të merrte një urdhër mbrojtje për t’i shpëtuar një fansi të fiksuar pas saj!  Sipas TMZ-së, këngëtarja “ka një urdhër të gjatë mbrojtjeje” kundër këtij njeriu që i shfaqet krejt papritur, i paftuar edhe në shtëpi.

Ky urdhër do të zgjasë për të paktën 3 vite, por Billie po shpreson për një zgjatje të tij në 5, për t’u ndjerë edhe më e sigurt. Urdhri aktual e ndalon fansin e fiksuar të ketë çdo lloj kontakti me Billie-n, të afrohet pranë shtëpisë së saj, ta ngacmojë, kërcënojë apo t’i afrohet vendit ku punon.

Sipas po të njëjtit burim, Billie dokumentin e parë ligjor në lidhje me këtë çështje e firmosi që në fillim të majit, pasi fansi i qe kthyer në makth. Eilish tha se ai është futur pa leje në shtëpi dhe pyeste të atin e saj nëse ajo jetonte aty apo jo. Ndonëse u detyruan ta largonin, ai u kthye sërish natën vonë dhe sipas këngëtares bënte sjellje të çuditshme.

“Ndërkohë që ne prisnim për rojet e sigurimit, ai u fut në shtëpi, u ul dhe nisi të lexonte një libër. Pastaj, herë pas here e dëgjonim të bënte ndonjë monolog. Im atë i kërkoi shumë herë të ikte, por refuzonte.”- u shpreh këngëtarja.

Situata u bë aq stresuese sa Eilish iu desh t’i drejtohej ndihmës së autoriteteve për të shpëtuar prej tij.